Ditën e sotme Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në Kuçovë.
I ndalur tek marrëveshja e 17 majit, Berisha tha se ajo marrëveshje shënoi asgjësimin e opozitës.
Po ashtu theksoi se pavarësisht se i tha kreut të PD se kjo marrëveshje dëmtoi PD, dhe sipas Berishës Basha u ëmbëltua nga marrja peng.
Berisha më tej shtoi se kryeministri Rama dëshmoi se nuk largohet me votë, ndërsa u shpreh: “Me Edi Ramën votë të lirë nuk ka, ndaj të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha”.
“E vërteta është që ajo marrëveshje shënon asgjësimin e opozitës. Në atë marrëveshje normalisht kryetari që i keni besuar ka të drejtë të na përfaqësojë. Por ajo që ndodhi me kryetarin ishte shumë e dyshimtë për të mos thënë e turpshme. Filloi fushata elektorale dhe ne filluam të ngjitemi në këto sondazhe javën e parë. Edi Rama e pa që ne po rriteshim, i kthehet dhe i thotë ai është çun i mirë dhe do të qeveris me të. Ky jo që nuk e kundërshtoi, por të dy i drejtuan grykat drejt Ilir Metës. Bëheshin sondazhet dhe kur pyetshin shqiptarët kush është në opozitë , thoni Ilir Meta se këta i kundërviheshin të dy. Më këtë që po bën të paktën 300 mijë i kam thënë i le pa dalë në votime, pasi na dëmtove. Kjo histori vazhdoi në të njëjtën mënyrë…u ëmbëltua ky me marrjen peng. Edi Rama është kryeministër, ka një rrogë të mirë e disa shërbime, por përse thoni ju mban afër kriminelë… vetëm sepse me ta realizon atë që nuk e realizon dot me ligjin. Po përse kthehet Beqja, që e kishte aferën e ‘check-up’ dhe të tjera të mëdha sa kjo dhomë. Ai kthehet se e paguan Ramën. Tani te marrim Bashën , dhe theksoj që një nga kundërvimet e mia më të mëdha është Reforma në Drejtësi, nuk mohoj se Shqipëria nuk kishte nevojë për drejtësi , por kjo e sotmja është me e kontrolluara që nga koha e Enver Hoxhës. U përdor Vettingu për të shuar gjykatat dhe që Rama të marrë të gjitha pushtetet në dorë. Me reformën e Xhorxh Soros për t’i dhënë pushtetin Ramës i dha drejtësinë në dorë.
Më tej ai u shpreh se largimi i qytetarëve nga Shqipëria do të jenë qëllimi kryesor i politikave .
“Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria do të jenë treguesit më kryesor dhe qëllimi më kryesor i politikave tona. Në vitin 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1 mijë banorë, Europa kishte 43 studentë për 1 mijë banorë. Ne arritëm që të kalojmë në 50 studentë për 1 mijë banorë në tërësi. Ne përcaktuam dy programe si rikthimi i trurit dhe mbështetja e ekselentëve. Ne jemi parti parlamentare dhe ne marrin një financim të mjaftueshëm nga parlamenti, por se ku shkon ai financim dhe pse nuk vjen në degë këtë e din peng kryetari. Ai ka bërë një organizim afunksional të pabesueshëm. Do të ketë ristrukturim të strukturave të partisë”, tha më tej Berisha.