Mbrëmjen e sotme Presidenti Ilir Meta në një intervistë në Syri TV ka paralajmëruar kthimin e tij në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit. Meta ka hedhur poshtë cdo mundësi për një mandat tjetër presidenti duke shprehur vendosshmëri për t’u kthyer aktiv në politikë.
Ai u shpreh se problemi më i madh sot është fakti se 500 mijë shqiptare janë shpallur ‘non-grata’ nga vendi i tyre, duke i detyruar të largohen në emigrim.
Me 25 korrik 2022 rikthehem aktiv ne politike sepse nuk kam rruge tjeter. Kete e diktoi 25 prilli. Problemi me i madh sot eshte fakti se 500 mije shqiptare jane shpallur ‘non-grata’ nga vendi i tyre, duke i detyruar te largohen ne emigrim. Nuk do pranoj kurrë dhe asnjëherë një mandat të dytë si President nga Rama apo Basha. Kam bërë gjithçka kam mundur për vendin në këtë situatë, ndaj jam i vendosur per tu rikthyer aktiv ne politik. Une jam lider vete, qe dua nga te gjithe politikanet t’i kthejme sovranitetin popullit shqiptar”- tha ai.
Gjithashtu gjatë mbrëmjes së sotme Presidenti bëri një deklartë të fortë, duke thënë se përgjohej.
Meta tha se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja.
“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin.
Sigurisht s’ia thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta në Syri Tv.