Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta në konferencë : Do ketë fakte të tjera, Basha bojkotoi zgjedhjet e 13 tetorit 2019

18:34 22/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi në një konferencë për shtyp se është shumë e qartë madje më e qartë se drita e “diellit”, se kreu i partisë Demokratike mbështeti kreun e rilindjes për kapjen e pushtetit lokal dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.  Meta tha se Basha dhe PD edhe pse e kërkuan vetë nuk u regjistruan dhe në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Duke iu përgjigjur akuzave të bëra ditët e fundit nga kryetari i PD, Kreu i Shtetit theksoi se bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit.

“Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor 2019. Edhe pse opozita ishte organizuar si një front opozitar, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ-së kërkesat respektive zyrtare, si për t’u regjistruar si konkurrentë në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për përgatitjen e tyre. Ndërkohë që Lulzim Basha që paska mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Pra, Lulzim Basha jo vetëm që bojkotoi 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Në bazë të kërkesës së këtyre forcave politike opozitare, kryetari Zguri thirrje mbledhjen e KQZ-së, por nuk u bë kuorumi, sepse 4 anëtarë të shumicës nuk morën pjesë dhe një nga arsyet e tyre se dhe vetë kreu i PD kishte bojkotuar 13 tetorin e si do bëheshin zgjedhjet pa PD.
Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord? Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.
Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.
Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, deklaroi Meta.

Të lidhura

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton
Aktualitet

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë ndodhen aktualisht në procese gjyqësore për të fituar njohjen e viteve të punës përpara vitit...

08:29 09/06/2025
Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Para
Një bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos në Fier? Ja kë denoncojnë familjarët

Një bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos në Fier? Ja kë denoncojnë familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autostrada në kaos, makina të djegura, 10 të arrestuar në protestat e Los Angeles

Autostrada në kaos, makina të djegura, 10 të arrestuar në protestat e Los Angeles

08:49 09/06/2025
35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

08:29 09/06/2025
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:14 09/06/2025
Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

07:58 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.