Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID.
Nga ana tjetër nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi. Sa i përket të shëruarve ato janë 33, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157.698.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
21 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.
Në total numri i rasteve aktive është 326.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti i bën apel qytetarëve për vaksinim, duke thënë se kjo “vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur” nga koronavirusi.
Kujtojmë se situata në Kosovë para disa muajsh ka qenë shumë e tensionuar dhe shumë e rëndë përsa i përket numrit të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19. Tani situata është qetësuar dhe kjo nuk dihet ende nëse është falë vaksinimit masiv, apo për shkak të zbatimit të masave anticovid.