Të afërmit e Mateo Vasiut, janë revoltuar para burgut në Vlorë, ku po mbahet në paraburgim Klodian Çalamani, i cili vrau 8-vjeçarin më 16 nëntor.
Ata kërkojnë që Çalamanin ta nxjerrin nga burgu dhe ta varin në mes të sheshit.
Një qytetar mes familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë Mateo Vasiu, ka deklaruar se janë të gatshëm që ta varin vetë ata, autorin Klodian Çalamani. Gjatë protestës së sotme, në paraburgimin e Vlorës, ky dhe Çalamani po mbahet, qytetari u ka kërkuar autoriteteve që ta nxjerrin nga burgu atë dhe ta varin.
“Nuk ma kanë fajin policët që po më rrinë gardh atje, ma ka fajin ai atje lart. Ta nxjerr aty në mes të sheshit se do e var, le të shkojmë ne në burg, ne populli i thjesht. Do bëjmë një protestë paqësore. A keni shpirt ju.”
Në një moment, nëna e 8-vjeçarit ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë. Ajo tentoi që të ngjitej dhe sipër kangjellave mirëpo u ndalu nga policët.
Ndërkohë një tjetër kërkon që të futet brenda ambienteve të burgut.
“Do ja marrë jetën atij, do ja rrjep brinjët një nga një. Ore bëni diçka të më fusni brenda se do ja rregulloj unë atij.”
Protesta e tyre vazhdon edhe në qendër të qytetit të Vlorës. Me pankarta në duar, ata janë ulur në rrugë, duke bllokuar rrugën. Ndërkohë që babai i Mateos teksa është ulur, ka puthur foton e tij.