Deputeti demokrat në fjalën e tij në parlament kërkoi nga qeveria që të gjejë gjuhën e përbashkët me fermerët në Lushnje për ndryshimin e tarifave ndaj produkteve bujqësore, pasi këta të fundit janë ngritur në protestë kundër politikave fiskale në bujqësi për vitin pasues. Pasi mori pjesën në protestën e radhës së fermerëve në Lushnje, Korreshi ironizoi qeverinë për sjelljen ndaj bujqësisë.
Ai tha se “bletët janë në gjendje më të keqe se fermerët”. Korreshi theksoi se dhe grumbulluesit e eksportuesit e produkteve bujqësore, ish-mbështetës të qeverisë në zgjedhje, tashmë janë kthyer kundër pas projektbuxhetit për bujqësinë. Sipas tij, qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e fermerëve dhe të gjejë gjuhën e përbashkët me ta.
“Të nderuar kolegë! Sot po diskutohet buxheti dhe na u duk që ata që kishin ngrenë gazetën Zëri I popullit dhe po diskutonin për proppagan, Fermerët e Myzeqesë dhe SHqipërisë janë në ditën më të zezë, Në doni ti dëgjioni haj. Nëse buxheti do të ishte aq I kollondrisur që dhe plugun dhe parmendën do t’i bënit në 3D, I dëgjoni. Minimalisht duhet ti dëgjoni, pavarësiedht kërkesave të tyre legjitime. Nëse nuk bëhen, të paktën të bini në unanmitet.
Fermeri lushnjar nuk del dot në barazim me atë që mbjell, nuk ka as garant shitjen. Hedhin shalqiun, domaten. Produktet bujqësore nuk kanë treg. Edhe ato që ju keni në program nuk parashikojnë për vitin e ardhshëm asgjë. Nuk ka asgjë të keqe ti dëgjoni. Nuk mund të marrin drejtuesit në bllok vendimet për fermerët që I kanë duart me kallo. Shkoni I dëgjoni. Tregu shqiptar ka falimentuar. Ju thatë se nuk e keni parë mirë magazinën që kemi bërë anës rrugës, mu drejtua një ministre. Ju rroftë kosherja e bletës se ishin në protestë me fermerët. Janë më keq se fermerët. Nuk ka produkte, nuk ka ccmim, po dalin në humbje.
Po sot grumbulluesit që i përdorët në fushatë elektorale? Sot janë grumbulluar bashkë. Nuk U thoni 3.2 miliard lekë buxhet kemi, e rregulloni me njëri-tjetrin me telefona. Edhe sot kur janë konkurentë në vdekje me njëri-tjetrin, janë bërë bashkë. Nuk gënjehen me karamele. Nuk e shtroni as kokën mbas magazinave të kalbnura. Opingat, as eksportuesit nuk i keni sot”, u shpreh deputeti i PD-së Saimir Korreshi në parlament.