Skip to content
Aktualitet

Manastirliu firmos urdhrin e ri, çfarë do të ndodhë me masat kufizuese në vend

· 2 min lexim

Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor.

Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë ishte në fuqi deri më 1 nëntor 2021, ndërsa sot është shtyrë deri në datë 15 të këtij muaji.

Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Vendimi

Në  urdhrin nr.  633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në  vende të  mbyllura apo  të hapura”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

1.Në  pikën 1  të  urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me  togfjalëshin  “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID.  Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Kujtojmw se ditwn e sotme rezultuan 631 qytetarë të infektuar dhe 4 humbje jete. Ndwrsa nw spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.