Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar së fundmi në lidhje me problemet që janë shfaqur në Partinë Demokratike dhe është ndalur gjithashtu tek situata politike në përgjithësi.
Ai thotë se nuk sheh një “shkrirje” të Partisë Demokratike, por se do të pësojë një frakturë. Çipa thotë se Sali Berisha nuk mund të rikthehet më në PD dhe se nuk do të ketë as një shans të dytë për të vendosur një pasardhës të PD-së siç bëri me Bashën. Çipa nga “Fax News” ka thënë se PD-ja duhet ët bëjë llogaritë mirë dhe votën për të ardhur në pushtet ta bëjë në raport me qytetarët dhe jo me anëtarët.
“Shanset janë për një frakturë të opozitës, nuk ka përse të shkrihet. Problemi i PD është pak më kompleks, sepse mënyra se si e rikthen protagonizmin e vet. Berisha nuk mund të rikthehet, por nuk ka një shans të dytë që të vendosë një pasardhës të PD siç bëri me Bashën. Mund ta bëjë këtë Berisha, por edhe nëse e bën PD nuk do të vijë në pushtet. Llogaria që duhet të bëjë Partia Demokratike qoftë e reformuar ose e ristrukturuar duhet të maksimilizojë votën në raport me qytetarët jo anëtarët”, tha Çipa.
Sjellim në vëmendje se kreu i Partisë Demokratike në nisje të sesionit të 10 parlamentar ka lajmëruar përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.