Paralajmërimi i krizës energjetike nga konfindustria fillimisht dhe deklarata e kryeministrit drejtuar qytetarëve ka sjell reagime të shumta në vendin tonë. Nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha ka propozuar një plan me 7 pika që sipas tij do ta nxirrte vendin nga kriza.
Së fundmi ish-kandidatja e PD-së, Edith Harxhi ka qenë e ftuar në Report TV, ku dhe ka komentuar deklaratat e tyre. Harxhi është shprehur se kjo nuk vjen si pasojë e keqmenaxhimit, por si pasojë e abuzimit total me fondet publike dhe buxhetin në Shqipëri. Ndër të tjera Harxhi është shprehur edhe kundër 7 pikave që ka propozuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi sipas saj janë propozime të cilat anojnë nga e majta. Harxhi thotë se të djathtët nuk veprojnë me subvencione.
“Unë nuk mund që Shqipëria mund të afektohet lehtë nga një krizë ekonomike, jemi një vend me 3 milionë banorë, GDP të ulët dhe papunësi e ulët. Nuk mendoj se vjen si pasojë e keqmenaxhimit, por si e abuzimit total me fondet publike dhe buxhetin e Shqipërisë.
Përdorimi pa asnjë lloj kontrolli i parave, duke përfshirë situatën e zgjedhjeve. Ne duhet të jemi të gatshëm përballë krizave. Borxhi është shumë i lartë dhe situata nuk zgjidhet me atë që thotë kryeministri, apo me atë që thotë Basha me subvencione.
Propozimi i Bashës është i majtë për vetë faktin se të djathtët nuk veprojnë me subvencione. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nëse subvencionohet gjithë popullsia sepse do rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëria do kalojë një krizë ekonomike. Nga kjo krizë mund të dilet por nuk është subvencioni. Gjithë populli është e pamundur të subvencionohet, duhet të kalosh në një politikë afatgjatë, që jam e sigurt që Rama nuk e bën.
Kreu i PD, që duhet të jetë i djathë propozon akoma linja që s’kanë asgjë të përbashkët me të djathtën”, tha Harxhi.