Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhej me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike. Shehu ka shkruar se problemet në lidhje me çmimet e larta të naftës dhe energjisë, kanë qenë prezentë prej kohësh në vendin tonë.
Për të e vetmja zgjidhje për menaxhimin e kësaj situate është rrëzimin i qeverisë aktuale.
Postimi i Tritan Shehut:
Rama ben Kasandren per te fshehur deshtimin e tij.
Perseri fajin e ka Bota per varferine e thelle, pa punesine, kolapsin e sistemit te shendetesise, braktisjen e vendit etj ne Shqiperi.
Sepse “kriza” e madhe e ka burimin jashte nesh, ne qenkemi vetem viktima te saj.
Sikur deri me sot kemi qene ne “parajse”.
Kriza globale do na varferoje se nje “fuci” nafte do shkoje ne 100$.
Ne fakt edhe kur ishte 50 $ ne kishim cmimet me te larta te karburanteve ne Bote, te varfer ishim e te varfer do jemi.
Edhe atehere vdiqen mbi 16 mije njerez nga Covid, sot rrezikohemi per me shume, pavaresisht cmimit te naftes.
Pra shkaku i vuajtjeve te shqiptareve nuk eshte cmimi i naftes ne Bote.
Eshte vetem keq qeverisja e Rames dhe e kesaj qeverie te “semure” thellesisht.
Asgje nuk mund ta “sheroje” kete qeverisje e kete Kryeminister.
Ka vetem nje rruge dalje:
—Ajo duhet rrezuar, permbysur sa me shpejt, ashtu si permbysen rregjimet kudo ne bote.
Nga popujt!
Kjo eshte e vetmja “recete” per neve edhe per kete “krize”, qe Rama si Kasandra “shikon”.