Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar ditën e sotme dronë inteligjentë Forcave të Armatosura Shqiptare.
Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikanë në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ambasada njofton se anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.
Reagimi i Ambasadës
Anëtarë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të Neë Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të Neë Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në Neë Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah