Kryeministri Rama,gjatë videos së tij live në Facebook, tha se pavarësisht se studentët refuzojnë të kenë dialog me të, ai këmbëngul sepse dialogu është e vetmja zgjidhje e problemit. Shprehet se është dakord për uljen e tarifave, por kërkon diskutim. Ai thotë se është me këdo që ka dal për të protestuar për vete, por nuk është me asnjë që ka dal aty për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin.
Kryeministri e krahason protestën e studentëve me atë të Lulzim Bashës i cili priste plotësimin e kërkesave duke kërcënuar dhe duke kaluar në grevë urie, por nuk e quan zgjidhje këtë. Ai kërkon diskutim dhe sipas tij nuk po kërkon që studentët të ndalojnë protestën, përkundrazi ai thotë që të vazhdojnë të protestojnë sepse edhe ai vet po të ishte, do dilte.
“Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. E jam me çdo prind që mbështet çdo student. Kush është aty për veten e tij nuk ka nevojë të zgjedhë as forume, as përfaqësi, as të marrë përsipër të negociojë por ka mundësi të vijë dhe ulet e të flasë me mua.”, deklaroi kryeministri.
Ai bën thirrje që protesta është e drejtuar edhe pse studentët nuk e vënë re dhe ndërkohë i fton këto të fundit duke u thënë që ata sjanë aleatë me asnjë nga partitë politike, përvecse me Ramën të cilit i janë drejtuar për të plotësuar kërkesat. Për këtë arsye, kryeministri i fton të diskutojnë bashkë dhe t’i japin zgjidhje problemit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jo të drejtuar nga politika që ndodhet mes tyre në protestë.
Nga ana tjetër shprehet se ndihet i prekur kur mendon për prindërit e studentëve të vërtetë që po protestojnë për vete pa ndikime nga jashtë.
Gjatë gjithë dialogut ai nuk lë pa e lidhur cdo gjë që flet në mënyrë direkte apo indirekte, me opozitën.