Dhjetëra forca policore të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ekipi i Shqiponjave, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës po zhvillojnë një operacion anti-drogë në lagjen numër katër të qytetit jugor të Sarandës.
Mësohet se operacioni ka nisur në orën 18:00 dhe vijon prej pesë orësh. Uniformat e shtetit kanë mësyrë në banesa dhe po ushtrojnë kontrolle. Kontrolle gjithashtu po ushtrohen edhe në disa biznese në zonë.
E ndërkohë nuk janë të paktat rastet që autoritetet e focave të policisë kanë spikatur raste të reja në lidhje me goditjen e aktiviteteve të shpërndarjes dhe trafikimit të drogave të forta. Falë këtyre kontrolleve të njëpasnjëshme forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e disa personave të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme.
Parapraisht bëhet me dije se operacioni ka në fokus goditjen e aktivitetit të shpërndarjes dhe trafikimit të drogave të forta. Informacionet e marra nga persona të ndryshëm kanë qenë dhe shkaku që e kanë çuar policinë pikërisht në lagjen numër katër të Sarandës bregdetare ku dyshohet se mund të ketë zhvillim të veprimtarive të tilla të paligjshme.
Teksa operacioni nga forcat e policisë po vijon, nuk dihet ende nëse është kapur sasi lënde narkotike apo nëse arrestuar ndonjë person.