Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një person është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të Rrugës së Barrikadave, dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet G.M., 34-vjeç, i cili ndodhet në spital. “Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës
Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.