Skip to content
Kryesore

Plagoset me thikë 24-vjeçari në Tiranë, paraqitet me urgjencë te Trauma

· 1 min lexim

Një 24-vjeçar i plagosur me thikë është paraqitur në orët e para të mëngjesit të së martës në spitalin e Traumës, në Tiranë.

I riu, i identifikuar si Arben Ujka, ka marrë plagë në gjoks dhe në kofshë, sipas burimeve mjekësore.

Pavarësisht pyetjeve nga policia, i plagosuri nuk ka pranuar të japë detaje mbi autorin apo rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur motivet dhe identitetin e autorit të dyshuar.