Skip to content
Të Gjitha

22 raste pozitive me Covid-19 në Kavajë, mes tyre një infermier

· 1 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1446 testime të kryera 321 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 9 persona kanë humbur jetën.

Nga këto 22 raste ishin vetëm në qytetin  e Kavajës mes të infektuarve është edhe një infermier, një punonjës policie dhe një zyrtare e Drejtorisë së Shëndetit publik.

Vetëm në 2 ditët e para të nëntorit në Kavajë janë infektuar 32 persona, ku dhe si pasojë e Covid-19 është mbyllur dhe një shkollë 9-vjeçare.

Ndërkohë 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.