Dy lokale në Tiranë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe raportohet se flakët janë shfaqur në një prej lokaleve në orën 03:30, ndërsa lokali ngjitur ka është djegur pjesërisht.
Pamjet tregojnë dëme të konsiderueshme në të dyja bizneset.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.