Skip to content
Të Gjitha

Zjarri përfshin dy lokale në Tiranë, dëme të konsiderueshme

· 1 min lexim

Dy lokale në Tiranë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe raportohet se flakët janë shfaqur në një prej lokaleve në orën 03:30, ndërsa lokali ngjitur ka është djegur pjesërisht.

Pamjet tregojnë dëme të konsiderueshme në të dyja bizneset.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.