Zëvendësuan 110 kg kokainë me oriz, kurthi i policisë “lë me gisht në gojë” trafikantët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë arrestuar në portin e Durrësit, pasi shkuan të merrnin një ngarkesë me drogë.

Në pranga kanë rënë Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka, shkruan “Dosja.al”.

Katër kontenierët me banane, brenda të cilëve kishte 110 kg kokainë ishin nisur nga Ekuadori.

Fillimisht droga është pikasur në portin e Pireut dhe më pas ka përfunduar në Durrës.

Autoritetet greke nuk kanë ndërhyrë, por kanë sinjalizuar palën shqiptare, ndërsa kanë zëvendësuar një pjesë të kokainës me oriz, duke futur edhe një GPS.

Tre ditë pasi kontenierët kishin mbërritur në Durrës, personat e arrestuar shkojnë për të marrë ngarkesën, por në vend të kokainës gjejnë pakot me oriz.

Shpërndaje
Share.

Komento