Skip to content
Politikë

Zbulohet mesazhi i Berishës në shkresën e firmosur në SPAK

· 1 min lexim

Sali Berisha ka akuzuar Altin Dumanin për bashkëpunim me socialistët dhe krimin, duke pretenduar se po përpiqet të mbyllë gojën e opozitës para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai e ka shprehur këtë mendim në një dokument të paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku theksoi se prokuroria po shkel kushtetutën për të kufizuar lirinë e fjalës. Berisha ka denoncuar bashkëpunimin e Dumanit me krimin dhe ka akuzuar SPAK-un dhe socialistët për manipulime dhe falsifikime.

Ai beson se masa e sigurisë ndaj tij do të rrisë mbështetjen popullore, duke e krahasuar me mbështetjen që mori Donald Trump në SHBA.

Berisha shtoi se do të vazhdojë të ndiqte ligjërisht çështjen e mbyllur në SPAK dhe e konsideroi këtë si një akt të padrejtë.