Skip to content
Të Gjitha

Zbulimi i naftës dhe gazit, Rama jep lajmin inkurajues për ekonominë

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, dhe kjo e fundit do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Twitter, thotë se të dhënat janë inkurajuese, pasi flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag.

Sipas Ramës, nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm.

Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”- shkruan Rama.