Skip to content
Rajoni

Vuçiç vazhdon me kokëfortësinë: S’ka dialog me Kosovën pa hequr taksën 100%

· 1 min lexim

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duket se nuk është fare në rrugë të mirë dhe këtë e thekson edhe një herë qëndrimi i presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Ky I fundit ka thënë në një intervistë për TV Pink, se asnjë marrëveshnje ose dialog ka për të ndodhur deri në momëntin që do të hiqet në 100 % taksa ndaj produkteve serbe, pasi Serbia dëshiron t’i ndihmojë kosovarët.

“Unë jam mirënjohës ndaj popullit për mbështetjen e tyre, për luftën për Serbinë, lufta nuk do të jetë e lehtë, sidomos për popullin dhe interesat tona në Kosovë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, situata e tyre po bëhet më e vështirë, sepse Prishtina nuk ka ndërmend të heqë taksat, të paktën deri në Vitin e Ri.

Gjithashtu Vuçiç është shprehur pozitiv edhe për letrën e dërguar nga Trump për rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.