Skip to content
Të Gjitha

Masakroi të bijën duke e goditur 8 herë me thikë, ja çfarë vendosi gjykata për Petrit Lekajn

· 2 min lexim

“Burgim i përjetshëm”, kjo është masa që është marrë ndaj shqiptarit Petrit Lekaj, 49-vjeçari që masakroi vajzën e tij, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, në Australi.

Po ashtu, gjykata ka vendosur që për 20 vite 49-vjeçari të mos ketë të drejtë të apelojë vendimin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të 2019, ku Lekaj goditi 8 herë me thikë 20-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima, Sabrina Lekaj

Ndërkohë, më 26 shkurt u zhvillua seanca gjyqësore, ku 49-vjeçari tregoi se nuk donte të vriste bijën, por thjesht ta frikësonte, teksa u shfaq shumë i penduar për atë që kishte bërë.

Ai dyshonte së vajza ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe para se ta qëllonte i ka thënë vajzës ‘se po shkatërron jetën‘, ndërsa sipas tij, vajza i është përgjigjur, ‘nuk më intereson‘.

Ky ka qenë dhe momenti ku Lekaj qëlloi në stomak vajzën 20-vjeçare, ndërsa ajo ishte duke parë nga dritarja e makinës.

E ndjera filloi të kërkojë ndihmë, ndërsa babai i saj e qëlloi edhe 7 herë të tjera dhe më pas plagosi edhe veten.

Petrit Lekaj ka qenë i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike dhe ka qëndruar dy vite në burg, teksa në vitin 2007, Lekaj u dënua dhe u gjobit me 200 dollarë për posedim kanabisi.