Skip to content
Të Gjitha

Vrau gruan dhe kunatën, Gazment Musta rrezikon burg të përjetshëm

· 1 min lexim

Nesër pritet të jepet  masa e sigurisë për Gazment Mustën, 34-vjeçarin nga Mallakastra, i cili ditën e dytë të Vitit të Ri vrau me thikë bashkëshorten, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, kunatin e tij, Merisa Çaushaj.

Seanca pritet të zhvillohet të premten rreth orës 10:00.

Musta akuzohet për vrasje brenda familjes. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj .

Krimi i dyfishtë në familje është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur .