Skip to content
Të Gjitha

Vrau fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, Gjykata merr vendimin për 65-vjeçarin nga Korça

· 2 min lexim

Mbrëmjen e 23 prillit nga qyteti i Korçës u raportua një ngjarje e rëndë, pasi një 67-vjeçar është vrarë me thikë, në lagjen nr. 7 të qytetit juglindor.

Viktima, Perikli Treska, është qëlluar për vdekje nga flliqi i tij Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, i cili dyshohet se e ka qëlluar Treskën në banesën e tij pastaj e ka nxjerrë në oborr.

Ka qenë bashkëshortja e 67-vjeçari që e ka gjetur të shtrirë në tokë dhe e ka dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Bollozhga akuzohet se vrau fqinjin për dritën e shkallës së pallatit, ndërsa u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.

LEXO: Vrau fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë 

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 65-vjeçarin Apostol Bollozhga, që nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues, që kryesohet nga Seladin Pysqyli.

“Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”, tha avokati i të pandehurit, Arben Lena.