Skip to content
Të Gjitha

Vrau fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasje që tronditi mbrëmë Korçën.

Petrika Treska 67 vjeç, humbi jetën, pasi u godit me thikë nga fqinji i tij, Apostol Bozhgolli, 65 vjeç

Sherri nisi për dritën e shkallës dhe më pas përfundoi me vrasjen e Treskës.

Dyshohet se Bozhgolli e ka qëlluar me thikë Treskën në banesën e tij dhe më pas e ka nxjerrë në oborr.

Viktima është gjetur nga gruaja e tij në gjendje të rëndë, e cila e dërgoi menjhëerë në spital, por 67-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ndaj autorit të krimit, rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.