Skip to content
Kronikë

Vrasja në Vlorë/ Lihet në burg 39-vjeçari, çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

· 2 min lexim

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Babicë të Vlorës, ku u gjet i pajetë në makinën e  tij nga banorët e zonës Xhuljano Bullari. Policia arrestoi për ngjarjen  e rëndë shtetasin Bledar Selmanaj.

Seanca gjyqësore e cila zgjati më tepër se dy orë ka përfunduar dhe është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Bledar Selmanaj.

Në sallën e gjyqit autori nuk ka pranuar krimin dhe nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që e çojë në ekzekutim.

Kujtojmë se mbrëmjen e  21 gushtit, ai u takua me 39- vjeçarin Bledar Selmanaj, ku kanë udhëtuar së bashku drejt Vlorës deri në vendin e njohur nga banorët si “Lapidari” në fshatin Babicë, ku Bullari është qëlluar me dy plumba në pjesën e kokës, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Krimi u zbulua të nesërmen në mëngjes nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan Policinë. Ka qenë nëna e viktimës ajo që identifikoi të birin në morgun e Spitalit të Vlorës po atë ditë.

Disa ditë pas vrasjes, Policia arrestoi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, si autor të dyshuar të krimit, shtetasin Bledar Selmanaj.

Po ashtu kujtojmë se i ati i 25-vjeçarit e mori vesh lajmin për vdekjen e të birit në një transmetim live.