Skip to content
Bota

Vrasja në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin shqiptari dhunoi bashkëshorten

· 2 min lexim

Hetimet për vrasjen brutale të 37-vjeçares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, po vazhdojnë në Greqi.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, Kastriot Cenko, 39 vjeç, ka përdorur një çekiç për të dhunuar gruan dhe më pas e ka mbytur me duar, duke e fshehur trupin e saj në papafingo të shtëpisë së tyre për disa ditë.

Çekiçi, i cili u gjet gjatë hetimeve, ishte përdorur për të goditur gruan në kokë dhe për ta lënë atë pa ndjenja përpara se të kryente aktin e vrasjes.

Ngjarja tragjike ka shpërthyer pas një telefonate që Alba mori nga një shok i saj, ndërsa ishte në tualet.

Pas këtij momenti, Kastriot e goditi atë dhe më pas e mbyti, duke e mbështjellë trupin me çarçaf dhe e fshehu në dhomën e tyre.

Të nesërmen, fëmijët e çiftit, dy vajza të moshave 9 dhe 12 vjeç, e pyetën të atin për nënën e tyre, dhe ai u tha atyre se ajo kishte shkuar në punë.

Fëmijët u dërguan te vëllai i Kastriotit, ndërsa ai më vonë vendosi të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin.

Fqinjët e familjes Cenko kanë deklaruar se nuk kishin dëgjuar asnjëherë për sherre mes ciftit, dhe se ata ishin të habitur nga tragjedia që ndodhi.