Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e gjyqtares Hafizi, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

· 1 min lexim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi dhe gjithashtu kërkohet që këtë dënim ta vuaj në një burg të sigurisë së lartë.

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi ndodhi më 31 gusht të vitit 2017.
39- vjeҫarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi.

Kujtojmë se kërcënimet ndaj gjyqtares ishin të vazhdueshme edhe pse ajo kishte marrë një urdhër mbrojtjeje dhe shkak i tyre ishte divorci mes ҫiftit.

Burimi: balkanweb