Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen! Zbulohet arsyeja e krimit makabër

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë, ku mbetën të vrarë dy persona tronditi qytetin e Mirditës.

Esmeralda dhe Vledison Filopati, motër e vëlla u ekzekutuan me armë zjarri nga Fatmir Kolancesi, ish-bashkëshorti i 36-vjeçares së ndjerë, i cili ndodhet në kërkim nga policia.

Zbardhen identitetet e dy viktimave në Rrëshen: Autori i dyshuar, ish-bashkëshorti i të ekzekutuarës

Vladison dhe Esmeralda Filopati

Bëhet me dije se Fatmir Kolaneci ka qëlluar mbi viktimat në oborrin e shtëpisë së Fran Filopatit, babait të të ndjerëve, ku kishte shkuar për të parë tre vajzat e tij, që jetonin me Esmeraldën pas divorcit.

Mirëpo, 47-vjeçari ka hasur në rezistencën e kunatit të tij, Vledison Filopatit dhe kur Esmeralda ka dëgjuar debat mes ish-bashkëshortit dhe të vëllait, ka dalë në oborr, për t’i qetësuar.

Në debat e sipër, Koleci ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, duke i lënë të pajetë në oborrin e shtëpisë dhe skena makabër është parë nga e gjithë familja.

Më pas ai është larguar, teksa RENEA dhe FNSH kanë bllokuar Mirditën, pasi janë vënë në kërkim të tij.