Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen identitetet e dy viktimave në Rrëshen: Autori i dyshuar, ish-bashkëshorti i të ekzekutuarës

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që tronditi Kodër-Rrëshenin mbrëmjen e sotme, ku mbetën të vrarë vëlla e motër.

Bëhet me dije se dy viktimat janë Esmeralda Filopati, 36 vjeç, dhe Vledison Filopati, 34 vjeç, të cilët janë ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tyre.

I dyshuari kryesor si autor i ngjarjes është Fatmir Koleci, ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopatit, i cili është arratisur menjëherë nga vendngjarja.

Ai kishte një vit që kishte dalë nga burgu, pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja për dhunë dhe mësohet se çifti ka tre fëmijë.

Bëhet me dije se i ndjeri Edison Filopati kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe RENEA dhe FNSH, ndërkohë që Mirdita është bllokuar nga policia, e cila është në kërkim të autorit.