Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e biznesmenit në Rrëshen, 20 milion lekë shpërblim për informatorët

· 1 min lexim

Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 20 milion lekë të vjetra për çdo informacion të saktë, që do të çojë në identifikimin e autorit të vrasjes së Kastriot Reçit.

Ky i fundit u ekzekutua pranë lokalit të tij në Rrëshen.

Në një pallat në afërsi të vendit të ngjarjes, policia gjeti një snajper.

Kastriot Reçi ishte vëllai i Gaspër Reçit, i cili u vra dy vite më parë në Romë.

Ai gjithashtu ishte i dyshuari kryesor për eliminimin e ish-drejtorit të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku.

Për shkak se policia nuk gjeti prova që e lidhnin me vrasjen, Reçi vijonte të lëvizte i lirë.

Mësohet gjithashtu se viktima ka qenë edhe bashkëpronar i “Media Plus”, televizion të cilit AMA i hoqi licensën dy vite më parë.

Vrasja e Kastriot Reçit është kalvar i një seri vrasjesh në Rrëshen, Itali dhe Belgjikë.

Pistat kryesore të cilat po ndjek grupi hetimor janë, hakmarrja dhe konfliktet për pazaret e drogës.