Skip to content
Kryesore

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet makina e Julian Gjoshit

· 1 min lexim

Makina e përdorur nga autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 50 vjeç, është gjetur sot në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia ka zbuluar automjetin “Benz” të zi me targa të hequra dhe hedhur disa metra larg. Ngjarja ndodhi më 1 dhjetor, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, ku pas një debati, 27-vjeçari Julian Gjoshi qëlloi për vdekje Dedjan dhe u largua.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti nisi pasi viktima iu afrua autorit për një bisedë, që më pas agravoi në debat dhe përfundoi me përdorimin e armës.

Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, ndërsa Dedja ka qenë i përfshirë më parë në aktivitete kriminale, përfshirë vjedhje dhe trafik droge.