Skip to content
Të Gjitha

Vonesa në port dhe probleme në qarkullim: Vlora përmbytet pas reshjeve të shiut

· 1 min lexim

Reshjet e shiut të mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qytete në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë.

Rrugët e qytetit bregdetar janë mbuluar nga uji gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimimin e automjeteve.

Probleme mësohet se ka pasur edhe në port, ku për shkak të përmbytjeve në këtë zonë, janë shënuar vonesa të mëdha.