Skip to content
Kryesore

Vihet në pranga mësuesi nga Korça/ Abuzoi seksualisht me dy nxënëset e tij

· 1 min lexim

Një mësues në qytetin e Korçes është arrestuar nga autoritetet policore pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare të shkollës ku jepte mësim.

Bëhet me dije se mësuesi në aplikacionin ‘WhatsApp’ i ka dërguar njërës prej nxënësve një mesazh me tekstin: Si ndihesh, a je eksituar.

Autoritetet policore kanë arrestuar në flagrancë mësuesin Bledar Duro, 45-vjeç, banues në qytetin e Korçes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.