Skip to content
Bota

(Video)E pushtuar nga djalli, gruaja në avion bën veprime të pakontrolluara dhe flet latinisht

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion që udhëtonte për në Michigan. Një nga pasagjerët është filmuar teksa thërriste e bërtiste duke hiput në sediljet e avionit në një gjendje aspak të kthjellët.

Sediljet ishin bosh për shkak të masave anti-Covid, ndërsa gruaja dëgjohet teksa mallkon anglisht dhe latinisht, por përsëri mbetet mister se çfarë ka dashur të thotë.

Sipas mediave të huaja pasagjerja nuk ishte e shoqëruar nga njeri ndërsa për ta qetësuar u afruan tre burra.

Ndërkohë pasagjerët thanë se gruaja ishte nën ndikimin e drogës dhe se para incidentit ajo ishte mirë. Sipas tij, ajo shkoi në tualet dhe më pas filloi sjelljen e çuditshme, duke nënkuptuar se ajo mund të ketë marrë diçka atje.

Linja ajrore nuk ka dhënë akoma ndonjë informacion ose njoftim në lidhje me incidentin, por videoja po bën xhiron e rrjetit dhe shumë përdorues e kanë quajtur gruan të pushtuar nga djalli dhe e krahasojnë incidentin me një ekzorcizëm.