Skip to content
Uncategorized

VIDEO/ Robin Krasniqi futet në histori, shqiptari fiton me nokaut dhe shpallet kampion bote

· 1 min lexim

Robin Krasniqi është shpallur kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO. Boksieri nga Juniku i Kosovës, bëhet kështu shqiptari i parë që fiton këto dy tituj, madje duke i habitur të gjithë në Gjermani.

Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”. Rivali e kishte marrë lehtë dhe pagoi.

Një e djathtë e Krasniqit e lëshoi në tokë boksierin gjerman dhe më pas nisi festa. Boesel kishte përfunduar edhe më parë i shtrirë, por arbitri e konsideroi shtyrje. Pak më pas Krasniqi dha goditjen vendimtare dhe më pas ngriti trofeun.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.

 

/GazetaReforma.com/