Vetëm dy humbje jete nga koronavirusi në Kosovë, regjistrohen më pak se 50 raste të reja
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 589 testime nga të cilat vetëm 43 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Ndyshe nga dy ditët që lamë pas Instituti i Shëndetit në Kosovë ka raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).
Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.
Sakaq janë shëruar 123 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.