Skip to content
Aktualitet

Vetëdorëzohet 19-vjeçari, i dyshuar për atentatin ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe

· 1 min lexim

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që dyshohet si atentatori ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.

I riu akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhemal Hasanajt, ndërkohë vetëm ditën e djeshme, babai i tij punonjës policie, i bëri thirrje të birit që ishte arratisur, të vetëdorëzohej.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

/GazetaReforma.com/