Skip to content
Të Gjitha

Vendimi për Karaxhixh/ Meta: “Drejtësi e vonuar!”

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë.

Një vendim i tillë sipas tij, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim e paqe mes kombeve, vendeve dhe popujve në Ballkan.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”– shprehet Meta.