Skip to content
Të Gjitha

Vazhdon rezistenca/ Studenti kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

· 1 min lexim

Studentët që janë duke protestuar prej shtatë ditësh dhe prej më shumë se tetë orësh kanë pushtuar Rrugën e Durrësit, tashmë janë duke i drejtuar thirrje edhe ndërkombëtarëve. Një student për mikrofonin e Ora News i është drejtuar nërkombëtarëve duke ju kërkuar atyre ndërhyrjen e menjëhershme.

“Duam ndihmën e ndërkombëtarëve sepse kryeministri nuk po jep asnjë zgjidhje. Duam ndihmën e ndërkombëtarëve dhe ambasadave”  tha njëri nga studentët.