Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vasili pranon rezultatin e deritanishëm: Detyra e numëruesve bëhet edhe më e veçantë!

11:57 26/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Me anë të një prononcimi për mediat nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat ka pranuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, ndërsa u shpreh se Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në zonat ku janë numëruar votat deri tani.

Vasili inkurajoi numëruesit në qendrat e numërimit të votave, ndërsa garantoi se çdo votë e qytetarëve e hedhur në kutitë e votimit do të numërohet.

“Siç e dini vazhdon procesi i numërimit, një proces, i cili akoma ka një punë shumë të madhe përpara, pasi mungojnë për t’u numëruar mbi 75 për qind e qendrave të votimit anembanë vendit, kështu që misioni kryesor, detyra kryesore është i komisionerëve dhe në mënyrë të veçantë numëruesve.

Numëruesit kanë një rol të jashtëzakonshëm, pasi çdo votë është e pazëvendësueshme, është e ditur dhe e njohur dhe e bërë publike që janë numëruar kryesisht vota në të cilat Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona ku janë numëruar, dhe detyra në mënyrë të veçantë numëruesve bëhet akoma më me përgjegjësi të lartë, pasi pjesa dërrmuese e kutive të votimit, që janë disa mijëra anembanë vendit, kanë të bëjnë kryesisht me ato zona, të cilat kanë një mbështetje të gjerë e të rëndësishme të LSI-së, por edhe të opozitës në tërësi, ndaj duhet mobilizim, çdo gjë është në proces, çdo gjë vazhdon, çdo gjë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Pra, çdo votë duhet numëruar ashtu sikurse është hedhur dhe ashtu siç është vullneti i qytetarëve. Ndaj mobilizim. Është përpara një punë shumë e madhe, e cila vetëm sa ka filluar.

Kështu që, inkurajim të plotë, solidaritet njëri – tjetrit për të qenë të freskët, sepse kuptohet është një proces që kërkon edhe energji, por të gjithë së bashku do ta çojmë deri në fund, duke numëruar edhe votën e fundit, dhe sigurisht duke lexuar edhe të gjithë atë vullnet të zgjedhësve tanë, i cili ndodhet në kutitë e votimit dhe që pret të trajtohet me korrektesë dhe në respekt të plotë të ligjit.

Prandaj, forca të gjithë numëruesve, lodhja vërtet nganjëherë bën të vetën, por aty janë edhe ekipet e tjera, të cilët freskojnë njëri – tjetrin dhe çdo gjë të eci në rrugën e duhur.

Punë të mbarë të gjithë numëruesve tanë kudo që janë dhe mbështetje të plotë atyre për punën, sakrificën, njëkohësisht edhe për atë rezultat që është shumë i rëndësishëm për të sotmen, por edhe për ditët që do të vijnë, ashtu sikurse do ta shikojnë edhe vetë.

Prandaj, forca të gjithë numëruesve dhe administratorëve të procesit, në mënyrë të veçantë atyre që janë të LSI-së, por edhe të opozitës në tërësi. “ u shpreh Vasili.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pranin rezultatinvasili

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Erion Braçe denoncon: Komisionerët e PD e LSI në Divjakë janë “zhdukur”

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English