Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina kundër Coronavirusin: SHBA nis testimin te njerëzit

16:22 16/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Disa ditë më  parë SHBA dha një lajm të mirë pasi rregullatorët shëndetësorë amerikanë aprovuan një test për Coronavirusin që do të shpejtojë me 10 herë aftësinë për të testuar pacientët, duke zgjidhur një pengesë serioze në përpjekjet për parandalimin e pandemisë.

Testi i është autorizuar edhe kompanisë zvicerjane Roche Holding dhe raportohet se mund të testojë 4,000 njerëz në ditë, që është i gatshëm edhe në Europë.

SHBA bën hapin e madh në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit

Po ashtu, përpjekje janë bërë edhe për krijimin e vaksinës dhe rikujtojmë se në fund të shkurtit u raportua se një kompani farmaceutike ka gati vaksinën që pritet të testohet së shpejti.

Kompania amerikane gati vaksinën kundër Coronavirusit, por nuk del në treg para vitit 2021

Ditën e sotme  SHBA ka nisur testimin e parë të vaksinës kundër Coronavirusit dhe një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do të bëjnë injeksionin në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente”, në Seattle.

Sipas ekspertëve duhen shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë, apo dhe të tjerat për të cilat po punohet, do të funksionojë.

Kompania e cila ka krijuar vaksinën, Moderna Therapeutics, thotë se vaksina është krijuar mbi bazën e një procesi të njohur e të testuar, që përdor teknologjinë para-ekzistuese.

“Kjo është një garë kundër virusit, dhe jo kundër njëri tjetrit; të gjithë po mundohemi për të mirën e njerëzimit. Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virus i dobësuar, por mRNA-1273 nuk është bazuar te virusi që shkakton Covid-19. Në vend të kësaj, ajo përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga koronavirusi që ekspertët kanë arritur ta sigurojnë në laborator. Shpresohet që në këtë mënyrë, do të ndihmohet sistemi imunitar i trupit që të luftojë infeksionin e vërtetë”.

Nuk dihet ende se kur do dalin rezultate por shpresojmë për një përgjigje sa më të shpejtë, teksa shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota po punojnë për vaksinën që do i jepte fund betejës me COVID-19.

Izraelitët një hap para, vaksina kundër Coronavirusit mund të jetë gati shumë shpejt

Shkenca ecën paralelisht me Coronavirusin: Kina mund të nxjerrë vaksinën e shpëtimit muajin e ardhshëm

Në rang botëror deri tani janë shënuar 6,687 viktima dhe janë regjistruar 174,940 të infektuar në 162 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 1 person dhe janë infektuar 51 të tjerë, teksa në Kosovë janë 15 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, ja nga erdhën 2 pacientët e radhës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English