Skip to content
Kryesore

“Ushtari” i besuar i Çopja-ve, GJKKO merr vendimin për Arben Lamçjan

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë (23 Gusht) nga Kosova. (lexo këtu)

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen “Plumbi i artë”, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja në Elbasan. 50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë.

Sipas SPAK, pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250 mijë euro dhe për eliminimin fizik të tij 500 mijë euro.