Skip to content
Kryesore

USAID financoi persona në kërkim nga SPAK, zbulohet skema

· 1 min lexim

USAID ka financuar dhe trajnuar persona që më vonë u shpallën në kërkim nga SPAK-u. Këto financime u bënë gjatë kohës kur ambasador i SHBA në Shqipëri ishte Donald Lu, në kuadër të programit JuST , i cili zgjati pesë vite.

Një nga personat e trajnuar ishte Endrit Habilaj, i cili më vonë mori drejtimin e “Top News” për llogari të Mirel Mërtirit.

Sipas SPAK-ut, Habilaj dhe grupi i tij kanë vepruar në kuadër të një organizate të strukturuar kriminale për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në korrik 2024, SPAK shpalli në kërkim Habilajn dhe disa persona të tjerë, duke i akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi se Gjykata e Posaçme kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për tetë të dyshuar, mes të cilëve edhe Habilaj.

Habilaj, i njohur edhe për rolin e tij në “Top Channel” dhe “Top News”, dyshohet se ka drejtuar sulmet mediatike kundër SPAK-ut për interesat e grupit të inceneratorëve. Ai aktualisht ndodhet në kërkim ndërkombëtar./ CNA