Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Uron efektivët, ja çfarë iu premton Peleshi për vitin 2022

11:56 31/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ndërkohë që ndodhemi pothuajse në prag të Vitit të Ri, përmes një bisede virtuale Ministri i i Mbrojtjes, Niko Peleshi, uroi  përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet ushtarake në kuadër të NATO-s jashtë vendit.

Ministri Peleshi vlerësoi kontributin e të gjithë efektivëve në këto kohë të vështira pandemie.

Ndër të tjera gjatë mesazhit drejtuar përfaqësuesve tanë me mision jashtë vendit, Ministri i Mbrojtjes foli për arritjet e vitit 2021.

“Ky vit që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për Forcat e Armatosura, për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, integritetin tonë kombëtar, për pozicionin dhe rolin strategjik që ky vit e forcoi akoma më tepër përmes stërvitjes “Defender 2021”, një stërvitje e përmasave të pakrahasueshme me çdo stërvitje tjetër që ka ndodhur. Ne ishim një vend pritës. Do të jemi vazhdimisht vend pritës për çdo stërvitje “DEFENDER”, të paktën çdo dy vite që ato do të zhvillohen në rajonin tonë. Kjo stërvitje na krijoi mundësinë për të ndërverpuar në një shkallë të gjerë, por edhe për të krijuar një vetëdije shumë të fortë se sa strategjik dhe sa i rëndësishëm është roli jonë në rajon’, theksoi ministri Peleshi.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, viti që vjen do të sjellë një lartësim të figurës së ushtarakut të FA, përmes rritjes së shpërblimit të miratuar nga qeveria.
“Ne kemi miratuar në qeveri një shpërblim prej 30%, një rritje të sheshtë, që do të thotë nga ushtari i parë e deri te gjenerali do të ketë një rritje 30% të pagës, gjë që na jep më shumë motivim dhe syrin e hapur për të rekrutuar më shumë dhe më mirë. Jemi në një fushatë rekrutimesh në të gjithë Shqipërinë tani. Këtë vit po përpiqemi ta bëjmë më rinore. Do ta vazhdojmë në qendrat e qyteteve. Ftojmë të rinjtë të bisedojnë me ne, ta njohin më afër ushtrinë, të kuptojnë më mirë rolin e FA, cilat janë mundësitë e jashtëzakonshme që FA si asnjë strukturë tjetër u jep », tha më tej z.Peleshi.

Ndërkohë që garantoi vijimin e rolit aktiv të Shqipërisë në të gjitha misionet jashtë vendit, Ministri i Mbrojtjes tha se aktualisht Shqipëria ka një buxhet 30% më të lartë, në masën 1.75 % të PBB, për ta rritur atë në masën 2% në vitin 2024, sipas përcaktimeve të NATO-s.

Edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj u shpreh se ky ishte një vit plot sfida dhe arritje për FA dhe një pjesë e arritjeve u takon pikërisht këtyre misioneve që bëjnë krenar çdo shqiptar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Viti i Ri 2022 mbërrin në Zelandën e Re, spektakël ngjyrash, por nuk ka fishekzjarre (Video)

Viti i Ri 2022 mbërrin në Zelandën e Re, spektakël ngjyrash, por nuk ka fishekzjarre (Video)

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English