Skip to content
Të Gjitha

Urdhër ndalimi për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi

· 1 min lexim

Prokuroria e Kukësit ka nxjerrë ditën e sotme një urdhër ndalimi për ish-kryetarin e këtij qarku Abedin Oruçi.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se 54-vjeçari Oruçi është i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” .

Por në Kukës, emri i tij është mjaft i njohur  pasi ka garuar  në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë  kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit.

NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Mësohet se po punohet për kapjen e shtetasit.