Skip to content
Të Gjitha

Universiteti korr fitoren e parë për Kopshtin Botanik, pezullohet kalimi i pronësisë te Bashkia

· 1 min lexim

Gjykata Administrative e Apelit, pezulloi kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik, nga Fakulteti i Shekncave të Natyrës, te Bashkia e Tiranës.

Në VKM e qeverisë në korrik, kërkohej kalimi i pronësisë te Bashkia e Tiranës, që do ta përdorte si qendër rekreacioni Kopshtin Botanik.

Organi i drejtësisë e argumentoi vendimin, duke thënë se Kopshti Botanik nuk është hapësirë publike, por i dedikohet shkencës dhe është në funksion të Universitetit.

Po ashtu gjyqtarja tha, se çështja do të vijojë të shqyrtohet, deri në plotësimin e trupës gjykuese prej 5 anëtarësh, shkruan ‘Faxweb’.

Rektorati i Tiranës kishte ngritur një padi ndaj vendimit të qeverisë dhe ky hap i gjykatës është mirëpritur nga studentë dhe pedagogë, që ishin mbledhur jashtë godinës.

Për ta kjo është një fitore, ndaj vendimit të qeverisë.