Banorët e Unazës së Re kanë një shpresë për dëmshpërblimin e shtëpive të tyre dhe sot vjen shenja e parë. Në Fletoren Zyrtare është botuar ditën e sotme lista e banirëve që përfitojnë dëmshpërblimet e shtëpive që preken nga ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe.
Në dokumentin e botuar thuhet sejanë gjithsej 128 banorë që përfitojnë dëmshpërblime për banesat, apo pronat e tyre, që preken nga ndërtimi i segmentit nga Pallati me Shigjeta tek Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”. Vlera e dëmshpërblimeve arrin në 1 miliard e 180 milionë lekë.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas këtij lajmi, a do të vazhdojnë me të njëjtin intesitet.
Protesta e sotme shënonte ditën e saj të 54-ërt. Ata kërkojnë rrëzimin e projektit që e cilësojnë korruptiv. Listën e plotë e gjeni KETU.