Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ujësjellësi i ri, banorët e Mezhgoranit sërish në protestë

12:48 06/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Paraditën e sotme, banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë kanë dalë sërish në protestë. Rebelimi i tyre lidhet me kundërshtimin e ndërtimit të ujësjellësit lokal qëpritet të furnizojë me ujë Mezhgoranin, Peshtanin dhe po ashtu një reasort turistik që pritet të ndërtohet në anën tjetër të Vjosës. Sipas  banorëve ky projekt iu merr ujin e pijshëm për t;ja vënë në dispozicion biznesit privat që do të ndërtohet.

Banorët shprehen se nuk është marrë aprovimi i tyre për ndërtimin e këtij ujësjellësi, teksa thonë që kanë kërkuar rrugë dhe jo këtë investim që po bëhet në favor të një biznesi privat.  “Janë duke na marrë ujin pa na pyetur fare. Duan zhvendosjen e fshatit. Kemi kërkuar të na bëjnë rrugën jo ujësjellësin. Fshati e kontrollon vetë ujin si mundet me investime private dhe burimi ska ujë as për ne jo më të furnizojë resorte”, shprehet një banor.

Fshati me rreth 300 banorë i vendosur në një lartësi prej 730 m mbi nivelin e detit, jeton kryesisht me blegtori. Është kjo një nga arsyet pse banorët kundërshtojnë ndërtimin e këtij ujësjellësi, pasi krijohet problemi se ku do të pijnë ujë bagëtitë, në një siyuatë ku burimi i ujit gjatë verës thahet plotësisht.

“Fshati jeton me blegtori. Ku do pijnë bagëtitë? Kemi 2500 dele e dhi përveç lopëve. Si kanë menduar që do jetojmë pa ujë? Askush nuk është dakord. Burimi thahet komplet në verë e nuk përmbush dot nevojat tona. Nuk do ti lejojmë”, thotë një tjetër.  “Po na hoqën dhe ujin të na thonë si të jetojmë. Ne nuk kemi parë asnjë projekt nuk na u morr asnjë mendim. Nuk dimë fare ç’bëhet vetëm duam zgjidhje”, tregon një banore.

Ditën e djeshme banorët bllokuan rrugën nacionale pranë urës së Peshtanit duke ndaluar kalimin e mjeteve të rënda dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me policinë. Ndërkohë sot u desh ndërhyrja e forcave të shumta policore për të garantuar fillimin e punimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës

Babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English